Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lufta hibride është prezente”, Softa: Objektiv i Iranit, sulmi ndaj bazave britanike

schedule21:39 - 5 Tetor, 2026

schedule 21:39 - 5 Tetor, 2026

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet e mundshme ndaj bazave britanike, duke e lidhur situatën me praninë e luftës hibride dhe zhvillimet në fushën e sigurisë.

Softa u shpreh se një nga objektivat që ka vënë Irani është sulmi ndaj një baze britanike.
Eksperti i sigurisë u ndal edhe te kërcënimet kibernetike, duke përmendur Rusinë dhe sulmet ndaj Britanisë. Sipas tij, këto zhvillime janë pjesë e një realiteti ku lufta hibride është tashmë e pranishme.

“ Një nga objektivat që ka vënë Irani është të sulmojë bazën britanike. Jemi përballë zgjedhjeve ku Trump është i përqendruar te zgjedhjet. Mund të jenë dhe premtimet, paratë, pagesat, por edhe lëvizjet e ndryshme që ka bërë, nuk e di sa mund ta lidhim dhe me një grup të posaçëm që ka shkuar për takime.
Gjërat e mëdha janë të palexueshme.



Ka një sulm edhe të Rusisë, tek ato kibernetike, por edhe ndaj Britanisë. Jetojmë në një botë ku lufta hibride është prezente dhe këto janë forma të kësaj natyre. Koha e reagimit ajror të SHBA është më e shkurtër, është një nga bazat më të rëndësishme. Pak më parë janë larguar B-52-shat, avionët bombardues të SHBA.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!