Lucio: Mourinho kishte mision të qartë, Bayern më keqtrajtoi!

schedule17:19 - 26 Maj, 2020

schedule 17:19 - 26 Maj, 2020

Ish-mbrojtësi brazilian, Lucio, ka rikujtuar dhe një herë periudhën e tij tek Interi. Ai u transferua te zikaltrit në verën e vitit 2009 nga Bayern Munchen, pasi trajneri i asokohe i bavarezëve, Louis Van Gaal, e konsideronte Lucion jashtë ekipit.

“Ai ishte një trajner që nuk i pëlqente lojtarët brazilianë dhe unë nuk përbëja asnjë ndryshim. Pasi fituam Kupën e Konfederatave, e mësova lajmin se do të isha jashtë ekipit nga gazetat”, deklaron Lucio për “Fox Sports”.

”Më pas, gjithçka ndryshoi tek Interi. Me Mourinhon në pankinë, ne kishim vetëm një mision: të fitonim Championsi League. Tifozët zikaltër kishin 45 vite që prisinin për triumfin dhe ne e përmbushëm me sukses atë. Vështirësia ime më e madhe ishte të luaja në finale kundër Bayernit”, kujton ish-qendërmbrojtësi. /abcnews.al