Luante tek shtëpia e gjyshes, pickohet nga gjarpri 4-vjeçarja në Delvinë, niset me helikopter drejt Tiranës

schedule14:53 - 25 Shtator, 2021

schedule 14:53 - 25 Shtator, 2021

Një vajzë 4-vjeçe është pickuar nga gjarprit në një fshat në Delvinë. E mitura E.I banonte në Sarandë por kishte shkuar tek gjyshja në fshatin Bamatat të Delvinës.

Ajo ka qenë duke luajtur pranë një peme, në momentin kur është pickuar nga një gjarpër në këmbë.

Fillimisht e mitura është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës. Aty ka marrë ndihmën e parë ndërsa më pas është vendosur që e mitura të sillet drejt Tiranës me një helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar. /abcnews.al/