Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Londër/ Kontrabandoi cigare, ndalohet në aeroportin e Lutonit 38-vjeçari shqiptar

schedule14:48 - 10 Qershor, 2024

schedule 14:48 - 10 Qershor, 2024

Finalizohet në bashkëpunim me homologët në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni policor i koduar “Paketa”.

Ndalohet në aeroportin e Lutonit, një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet PKK Rinas, 1700 paketa me cigare.

“Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”. Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar 38 vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas”, thuhet në njoftimin e policisë.



Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!