Por konferenca për shtyp pas ndeshjes finale ka patur dhe momentet e saj të papritura. Lojtarët e ekipit kombëtar i prishën konferëcën për shtyp Didier Deschamps.
Të pajisur me shishe uji, pije të gazuara dhe birrë, Griezmann dhe shokët e tij u shfaqën në sallën e konferëncës duke kënduar e brohoritur “Didier Deschamps, Didier Deschamps” ndërsa në sfond dëgjoheshin tingujt e këngës “Ne jemi kampionët”.
Gazetarët e pranishëm në sallë u larguan të lagur nga dushi i shisheve që u zbrazën nga lojtarët. Kampionët e botës pastaj u kthyen në dhomën e zhveshjes për të shkuar edhe vetë në dush, veçse kësaj here tek ai i vërteti./abcnews.al