Në gjykatën Penale e Tiranës nisi sot në orën 09:00 seanca për masat e sigurisë për 87 personat e arrestuar në kuandër të operacionit “Fati i Lojërave”. Gjyqtari Ardian Kalia arriti të japë vendimet në orën 23:00, pas plot 14 orësh nga nisja e seancës.
Gazetarja e Abc News, Glidona Daci, që ndoqi këtë seancë maratonë në gjykatë raporton se nga 87 personat e arrestuar, gjyqtari ka caktuar masën arrest me burg për 55 persona. Ndërsa 27 persona do të qendrojnë në “arrest në shtëpi” dhe 5 janë liruar me masën detyrim paraqitje.
Tre personat që dyshohen si menaxherët e lojërave të fatit, përkatësisht Gramoz Murataj, Avni Nasufi dhe Elvis Mulaj janë lënë në arrest me burg. Kujtojmë se Mulaj është vëllai i shefes së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj.
Operacionet u kryen njëkohësisht në 8 qarqe të vendit, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit.
/abcnews.al




