Llogaraja zbardhet nga bora

schedule10:26 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 10:26 - 10 Dhjetor, 2017

Zonat malore në Vlorë janë zbardhur nga bora. Në Llogara, reshjet e shiut ia lanë vendin atyre të borës. Gjatë natës, ato kanë krijuar një shtresë deri në 10 centimetra, por rruga njoftohet se nuk ka bllokime. Policia sugjeron drejtuesit e mjeteve që mëgjithatë të pajisen me zinxhirë për udhëtimin drejt Llogarasë. Nderkohë, reshjet e shiut kanë pushuar në të gjithë vendin, por temperaturat kanë pësuar ulje./abcnews.al