Liverpool, Chelsa apo City? “The Sun” zbulon favoritin për Bellingham

schedule10:31 - 25 Shtator, 2022

schedule 10:31 - 25 Shtator, 2022

Jude Bellingham do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato deri verën e ardhshme, kur Borussia Dortmund do të dëgjojë edhe ofertat për të.

Mesfushori anglez vlerësohet me 100 milionë euro dhe janë disa klube të mëdha që e duan, me Liverpool e Real Madrid që këmbëngulin.

Në Angli edhe Chelsea është i interesuar, por The Sun shkruan se Manchester City beson se do të fitojë konkurrencën me klubet e tjera dhe ta transferojë Bellingham.

“Qytetarët” morën nga Dortmund këtë verë edhe Erling Haaland dhe tani janë gati të “mësyjnë” për një tjetër talent të madh. / abcnews.al