Joe Biden u betua sot si Presidenti i 46-të i SHBA-së. Po ashtu u betua edhe zv/ presidentja Harris.
Lexo edhe: Sulmi ndaj Capitolit dhe transferimi i pushtetit në SHBA ishte parashikuar në serialin që transmetohet në ABC
Ndiqni LIVE ceremoninë e inagurimit të Joe Biden:
Zhvillimet minutë pas minute nga ceremonia e betimit të Joe Biden
Ora 17:49 Betohet presidenti i 46-të i SHBA-ve, Joe Biden.
Ora 17:42 Betohet zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris
Është betuar pak çaste më parë zëvendëspresidentja, e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Në mesditë ET, Harris do të bëhet zyrtarisht gruaja e parë me ngjyrë dhe e para zëvendëspresidente nga Azia Jugore. Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.
Ora 17:10 Kamala Harris arrin në Capitol, pak minuta e ndajnë nga betimi
Zv/ presidentja e zgjedhur Kamala Harris ka arritur në ceremoninë e inaugurimit. Ajo do të zërë vendin e saj në platformën në Capitol së bashku me burrin e saj, Doug Emhoff.
Pas pak minutash, Harris do të bëjë betimin duke u bërë femra e parë me ngjyrë zv/ presidente e SHBA-së.
Ora 17:00 Biden-bashkëshortes: Mirënjohës që të kam me vete në këtë udhëtim!
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dedikuar një postim në Twitter bashkëshortes së tij Jilly, pak para se të betohet në detyrën e tij të re.
Biden postoi një video në të cilën shfaqet duke shtrënguar dorën me bashkëshorten. Bashkë me videon ai shprehet që është mirënjohës që Jilly e shoqëron në këtë udhëtim që e pret.
Postimi:
“Të dua, Jilly dhe nuk mund të isha më mirënjohës që të kam me vete në këtë udhëtim që na pret.”
Ora 16:58 Joe Biden betohet si president i SHBA-ve, nis ceremonia e inagurimit në Kapitol
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin e zyrës jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale.
Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence.
Ora 16:50 FOTO/ Kush është polici i famshëm që shoqëron Kamala Harris-in në Capitol
Joe Biden dhe Kamala Harris mbërritën në Capitol për të marrë pjesë në ceremoninë e transferimit të pushtetit tek administrata e re amerikane.
Gjatë futjes në godinë, Harris u pa të ishte e shoqëruar nga polici i famshëm Eugene Goodman.
Fotot e këtij të fundit duke u përballur me protestuesit pro Trump në Capitol bënë xhiron e botës duke u kthyer në një simbol të rezistencës.
Ora 16:40- Ndodhet shumë pranë Kapitolit, alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA
Një alarm për bombë është raportuar në Gjykatën e Lartë në SHBA. Mediat vendase raportojnë se alarmi është marrë nga oficerët, por ndërtesa nuk është evakuuar.
Ndërtesa e Gjykatës së Lartë në Uashington ndodhet në anën tjetër të rrugës, nga Kapitoli, kur presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë betimin ditën e sotme.
Ora 16:36-Biden merr sot presidencën, çfarë parashikohet në serialin e transmetuar në ABC
SHBA-të po kalojnë përmes një tranzicioni të vështirë të pushtetit nga administrata Trump në atë të Biden. Fillimisht Trump u përpoq të mos njihte zgjedhjet, ndërsa më pas nuk njohu presidentin e SHBA-ve duke mos ia përmendur asnjëherë emrin pasardhësit të tij.
Madje, në fjalimin e sotëm të lamtumirës, Trump uroi “pasardhësin” duke mos ia përmendur sërish emrin Joe Bidenit. Pushtimi i Capitolit ishte një ndër ngjarjet kulminante që tregoi se transferimi i pushtetit nuk do të ishte diçka e thjesht.
Trazirat për pushtet që ndodhën në SHBA ishin parashikuar nga seriali i famshëm “Designated Survivor”, transmetuar aktualisht nga ABC në Shqipëri. Sipas fabulës së serialit që ka thyer shumë rekorde botërore, gjithcka nis me një shpërthim shkatërron ndërtesën e Capitolit , duke vrarë Presidentin dhe të gjithë trashëgimtarët e tij.
I vetmi i mbijetuar ishte: Sekretarit i Strehimit dhe Zhvillimit Urban, Thomas Kirkman. “Designated Survivor” , është një anëtar i kabinetit të Shteteve të Bashkuara i cili është emëruar të jetë në një vend fizikisht të largët, të sigurt dhe të pazbuluar kur Presidenti dhe udhëheqësit e tjerë të lartë të vendit ndodhen në mbledhjet e shtetit, të tilla si gjatë fjalimeve të qeverisë dhe inaugurimet presidenciale.
Kjo ka për qëllim të ruajë vazhdimësinë e qeverisë në rast të një dukurie katastrofike e cila mund të vrasë shumë zyrtarë të linjës presidenciale.
Menjëherë pas shpërthimit, Kirkman tha se sulmi është vetëm fillimi i asaj që do të vijë. Ai përballet me shumë sfida gjatë gjithë serialit dhe lufton për të ekuilibruar aspiratat e tij politike me sfidën e madhe për t’u bërë një president i ligjshëm.
Seriali “Designated Survivor” transmetohet çdo të shtunë dhe të dielë në orën 20:00 në ABC.
Ora 16:32-Ceremonia e inagurimit, Joe Biden arrin në Kapitol
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur në Kapitol për ceremoninë e inagurimit, i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin Biden gjatë hyrjes në ndërtesën e Kapitolit. Presidenti pritet të bëjë betimin e zyrës jashtë ndërtesës në mesditë, me orën lokale.
Në inagurimin e Biden, marrin pjesë ish presidentët Bush dhe Obama, Clinton si dhe zv/spresidenti i administratës Trump, Mike Pence.
Ora 16:18-Obama dhe Clinton në ceremoninë e betimit të Joe Biden
Ish-Presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama kanë mbërritur në Kapitolin e SHBA për inaugurimin e Joe Biden.
Mbërritja e tyre u pasua nga ish-Presidenti Bill Clinton dhe e nominuara për Presidente e Demokratëve në 2016 Hillary Clinton.
Lexo edhe: Sulmi ndaj Capitolit dhe transferimi i pushtetit në SHBA ishte parashikuar në serialin që transmetohet në ABC
Ceremonia e betimit të Joe Biden do të zhvillohet në masa të forta sigurie.
Ora 15:11-Pas fjalimit të lamtumirës, Trump niset për në Florida
Pas fjalimit të lamtumirës në bazën ushtarake, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania janë nisur për në Florida.
Ata u ngjitën në Air Force One, dhe nga ana tjetër Joe dhe Jill Biden u panë duke lënë Blair House, pranë Shtëpisë së Bardhë, për të udhëtuar në një shërbim kishe me pjesën tjetër të udhëheqjes republikane dhe nënkryetaren e ardhshme Kamala Harris.
Lexo edhe: Trump mban fjalimin fundit: Ishte nder të isha president i Amerikës
Fluturimi i fundit i një presidenti në largim zakonisht quhet Misioni Ajror Special. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga qyteti në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44.
Por largimi i hershëm i Trump nga Shtëpia e Bardhë do të thotë se ai do të vazhdojë të jetë president për të gjithë fluturimin e tij në Florida.
Ora 14:45 –Trump mban fjalimin fundit: Për mua, nder të isha president i Amerikës
Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij të lamtumirës, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Në bazën ushtarake, “Joint Base Andrews”, përpara një fluturimi të fundit presidencial në Palm Beach, Trump u prit me brohoritje nga mbështetësit.
Ai i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij. Nuk munguan falënderimet për mbështetësit e tij, familjen dhe bashkëshorten Melania Trump.
“Ajo që kemi bërë ka qenë e mahnitshme për çdo standard. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu.” tha ai, përcjell abcnews.al.
Trump u ndal edhe tek pandemia e koronavirusit. “Ne bëmë diçka që është një mrekulli mjekësore dhe kjo është vaksina,” deklaroi ai.
Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Donald Trump tha se ka qenë “nderi më i madh” të ishte president. Duke iu drejtuar mbështetësve, ai thotë se “do të luftojë gjithmonë për ju”.
Trump, gjithashtu i uroi administratës së re “sukses të madh” për të ardhmen, por nuk u drejtua me emër Joe Biden ose Kamala Harris.
Gjithashtu edhe Zonja e Parë Melania Trump foli në ceremoninë e lamtumirës së Presidentit Trump në Joint Base Andrews para se të niseshin për në Florida.
“Të qenurit zonja juaj e parë ishte nderi im më i madh. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ju do të jeni në mendimet dhe lutjet e mia. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Zoti i bekoftë familjet tuaja. Dhe Zoti e bekoftë këtë komb të bukur. Faleminderit,” ajo tha.
Trump theu traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.