Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

schedule14:08 - 20 Janar, 2021

schedule 14:08 - 20 Janar, 2021

Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president. Helikopteri “Air Force One” me të cilin po largohen Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Ndihmësit e tij janë fotografuar duke transportuar kuti. Trump u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan.

“Kemi kaluar katër vite të mahnitshme dhe kemi arritur shumë. Ne e duam popullin amerikan dhe ka qenë diçka shumë e veçantë,” tha Trump.

Pas ceremonisë në bazën ushtarake ai do të fluturojë për në Florida në vendpushimin e tij Mar-a-Lago, në Florida, përcjell abcnews.al.

Trump theu traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Ky udhëtim i fundit zakonisht quhet “Mision Ajror i Veçantë”. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga Uashington në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44. g.v/abcnews.al