Liria e shtypit, Basha: Gazetarët pa liri, si një vend pa zgjedhje të lira

schedule17:15 - 3 Maj, 2019

schedule 17:15 - 3 Maj, 2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurt, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licenca dhe favore të tjera qeveritare” shkruan kryetari i selisë blu në “Facebook”.

Basha thotë se problemi kryesor qe i ka ulur medias besimin ne publik është përdorimi i saj për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik. Vullneti i qeverisë sipas kryetarit te Partisë Demokratike është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës shkruan Basha reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Sipas Bashes me zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar./ABC News Albania 24/7