Të moshuarit patën leje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm deri në 11:00 për të dalë nga shtëpia dhe duket se shumica e tyre e ka shijuar xhiron.
Abc News intervistoi live gjatë paradites së sotme mjaft prej tyre, të cilët theksuan se i kishte munguar dalja.
Një prej të moshuarave që kishte dalë tek parku i Liqenit Artificial në Tiranë tha se kishte dy muaj që nukd dilte nga shtëpia.
Ajo tha se e kishte praktikë daljen nga liqeni pasi ai e shëronte.
“Kam 30 vjet që kam dalë në pension dhe liqeni më ka shëruar. Hera e parë që dal nga shtëpia pas dy muajve. Kur kam qenë e re jam marrë shumë me sport, por dalja nga liqeni më ka mbajtur gjallë. Do bëj një xhiro tjetër dhe do të kthehem në shtëpi“, u shpreh e moshuara për mikrofonin e Abc News.