Lindelof nuk bën pjesë në planet e “Djajve të Kuq”, synohet largimi

schedule09:27 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:27 - 21 Tetor, 2021

Manchester United është mjaft i qartë në lidhje me planet që do të ndjekë në dy merkatot e ardhshme, ku ata synojnë largimin e disa lojtarëve të mirëpaguar nga klubi.

Një nga ata është Lindelof, i cili me ardhjen e Varane është kthyer në zgjedhjen e dytë për Solskjaer. Suedezi merr një pagë prej 8 milion euosh në sezon, e klubi është gati për të ndërprerë marrëdhëniet nëse një ofertë e mirë mbërrin në Manchester.

Në moshën 27 vjeçare, Lindelof mund të provojë fatin e tij në një klub tjetër të Premier League, por edhe Serie A apo La Liga janë opsione të mundshme.

Man United është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij për 24 milion euro.

Roma e Mourinhos është interesuar për të disa muaj më para dhe tani mund të provohet një marrëveshje në janar. /abcnews.al