Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Limaj e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, të papranueshëm dhe të pamerituar, duke thënë se lajmi nga Haga ka qenë i rëndë për të gjithë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që zhgënjimin dhe dëshpërimin pas vendimit të mos lejojnë të keqpërdoren, por t’i shndërrojnë në forcë dhe bashkim për të ardhmen.
“Mos të lejojmë që mërzinë tonë, zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë ta keqpërdorë askush kundër vendit tonë, por le ta kthejmë në një forcë e bashkim për të vazhduar drejt betejave të ardhshme, një fitore të plotë”, ka thënë Limaj.

