Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lëvizte i armatosur, pranga 30 vjeçarit në Durrës, procedohet edhe 28 vjeçarja

schedule12:50 - 12 Shtator, 2026

schedule 12:50 - 12 Shtator, 2026

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se mbante pa leje një armë zjarri dhe qarkullonte i armatosur.

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Informacioni”, pas të dhënave se 30-vjeçari mbante armë zjarri.

Në pranga ka rënë shtetasi H. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 11, Durrës.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të 30-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, banuese në Tiranë, e cila u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!