Lëvizje te Barcelona, trajneri Koeman i bën dalje një talenti

schedule13:37 - 19 Shtator, 2020

schedule 13:37 - 19 Shtator, 2020

Riqui Puig duhet të shikojë për një tjetër skuadër, pasi te Barcelona nuk do të ketë hapësira. Edhe pse në Katalonjë kanë shpresuar se 21-vjeçari do të kthehej në një lojtarë të rëndësishëm në skuadrën e tyre, kjo nuk ka ndodhur.

Me emërimin e Ronald Koeman në krye të pankinës, Puig është jashtë planeve. Madje gazetari Gerardo Romero shkruan se vetë holandezi e ka informuar mesfushorin se nuk e llogarit pjesë të ekipit të tij dhe është më mirë që të shohë për ndonjë opsion tjetër për të ardhmen.

Riqui Puig është produkt i akademisë së Barcelonës dhe sezonin e shkuar më së shumti ka luajtur me ekipin e dytë. Në La Liga kryesisht është aktivizuar si zëvendësues. Në 11 ndeshje të luajtur vjet, vetëm pesë herë ka qenë zgjedhje e parë. /abcnews.al