Lehtesitë e BE për Kosovën, BE rikthen mbështetjen përmes MSA

schedule14:39 - 23 Maj, 2025

schedule 14:39 - 23 Maj, 2025

Nga Prishtina shefja e politikes se jashtme te BE njoftoj heqjen graduale te masave ndeshkuese per Kosoven. Po çfare do te thote heqje graduale e tyre dhe cilat jane konkretisht masat qe largohen?

Masat qe jane hequr kane te bejne me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, duke bere qe te filloj puna e disa nen komiteteve te Marreveshjes se Stabilizm Asocimit, si dhe ofrimi i ndihmës teknike në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Kjo e fundit eshte nje iniciative e perbashket e BE, institucioneve financiare dhe donatoreve qe që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Deri në vitin 2021, në Kosovë ishin mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh nga ky mekanizëm.

Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.
Për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë jane parashikuar edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë – Nish, rruga hekurudhore Beograd – Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.

Po keto projekte kishin ngecur pas vendosjes se masave. Gjithesesi shefja e politikes se jashtme nuk nguroj te theksonte se ky process eshte I kushtezuar nga sjellja politike perballe vullnetit per dialog dhe shmangies se tensioneve, duke nenvizuar se mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare “po minon” përpjekjet drejt shtensionimit të situates, veprime te cilat po vijojne nga minsitria e brendshme dhe Policia e Kosoves. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!