Sulmuesi portugez i Milanit, Rafael LEao, ka folur për herë të parë pas dëmtimit të së shtunës pasdite gjatë ndeshjes kundër Lazios, i cili dje rezultoi se ishte një tërheqje e muskujve të kofshës pas testeve instrumentale.
Talenti portugez ka folur për “The Residency”, duke prekur dhe nëj temë për merkaton.
“Mos u shqetësoni për dëmtimin tim, do të kthehem së shpejti. Kam pasur trajtime dhe kam fjetur gjithë ditën. Motivi im është të qëndroj në fushë çdo ditë dhe të përmirësohem për të arritur qëllimet e mia.
De Ketelaere? Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në të tashmën dhe në të ardhmen, ai ka cilësi të shkëlqyera.
Milani? Atmosfera në Milano ëshë më e mira që kam përjetuar ndonjëherë.
Merkato? Mbappe duhet të vijë në Milano, ai tashmë është një tifoz i kuqezinjve.
Gol në gjysmëfinale apo sukses në të ardhmen? Sigurisht që golin.
Idhulli? Cristiano Ronaldo.
Karriera muzikore? Albumi im do të dalë në qershor, të paktën kështu mendoj”, u është përgjigjur disa pyetjeve të shpejta Leao./ h.ll/abcnews.al