Para vizitës së tij të planifikuar në Beograd, kryediplomati rus Sergej Lavrov ka thënë se me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç do të bisedojë për shumë çështje, përfshirë Kosovën.
Lavrov ka thënë se Rusia tashmë ka sqaruar pozicionin e saj për Kosovën, por ka deklaruar se dëshiron ta dëgjojë edhe vlerësimin dhe planet e Vuçiçit dhe politikanëve të tjerë serbë për situatën
Po ashtu, ai ka shprehur interesim që të dëgjojë nga serbët mendimin e tyre për rolin ndërmjetësues të BE-së, për çështjen e Kosovës.
“Pa dyshim, është me rëndësi që ne ta kuptojmë vlerësimin e lidershipit serb dhe planet për aktivitete në periudhat në vijim”, ka deklaruar Lavrov.
Lavrov ka theksuar se qëndrimi i Rusisë për negociatat që po vazhdojnë mes Kosovës dhe Serbië, është që duhet të bazohen në Rezolutën 1244.
Ai ka thënë se edhe presidenti Vladimir Putin i ka shprehur mbështetje Vuçiqit për çfarëdo vendimi që është i pranueshëm për popullin serb.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se Lavrov do të fluturojë drejt Beogradit me 6 qershor. /GazetaExpress/



