Laura Fazliu kalon në finale të “Grand Slamit”

schedule13:12 - 25 Mars, 2023

schedule 13:12 - 25 Mars, 2023

Laura Fazliu ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tibilisi të Gjerogjisë.

Xhudistja kosovare nga faza në fazë tregoi se synimi i saj është vetëm medalja e artë dhe është vetëm një hap larg saj. Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura ka mposhtur pa problem në gjysmëfinale xhudisten nga Australia, Katharina Haecker.

Fazliu fitoi me Ippon brenda 25 sekondash, duke kaluar kështu në finale, por edhe duke i siguruar Kosovës medaljen e argjendtë, duke synuar tashmë të artën./ h.ll/abcnews.al