“Largohem nga fusha nëse dëgjoj thirrje raciste”, sulmuesi i United i prerë

schedule14:43 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:43 - 6 Qershor, 2020

Odion Ighalo ka vendosur të mos tolerojë aspak racizmin. Sulmuesi nigerian rinovoi pak ditë më parë kontratën me Manchester United dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës angleze deri në dhjetorin e vitit 2021. Afrimi i merkatos së janarit, ka shënuar 4 gola me United deri tani dhe tregohet i prerë në prononcimin e dhënë për Sky Sports.

Nëse më fyejnë me kore raciste, unë do të veproj në këtë mënyrë: do të lajmëroj arbitrin kryesor dhe do të pres të bëjë diçka. Në rast se nuk vepron, atëherë do të largohem nga fusha. Gjatë një ndeshje në Kinë, më thërrisnin me emra të ndryshëm. Askush nuk veproi dhe nuk ia dhashë dorën arbitrit në fund të ndeshjes. U nisa drejt dhomave të zhveshjes, isha acaruar shumë dhe lajmërova Federatën.

Askush nuk duhet të tolerojë racizmin, askush prej nesh. Pavarësisht ngjyrës tonë, të gjithë jemi njësoj, jetojmë në të njëjtën botë dhe jetojmë me njëri-tjetrin. Rinovimi? Dua të vazhdoj të punoj fort dhe ta shijoj këtë aventurë. Do të jap maksimumin për të dërguar skuadrën sa më lart të jetë e mundur“, thekson 30-vjeçari. /abcnews.al