Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Largimi i shqiptarëve, Meta: Zgjidhja nuk është largimi, por ndryshimi

schedule11:06 - 17 Shtator, 2019

schedule 11:06 - 17 Shtator, 2019

Një ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor Presidenti i Republikës Ilir Meta ngre shqetësimin për largimin e shqiptarëve nga vendi. Në një postim në Facebook, të shoqëruar edhe me një kronikë të Zërit të Amerikës për këtë fenonem, kreu i shtetit shprehet se tkurrja e popullsisë ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin e arsimit.

Presidenti apelon që t’i jepet fund antagonizmit politik dhe të mendohet për të ardhmen e qytetarëve. Sipas tij zgjidhja e problemeve nuk është largimi nga vendi, por ndryshimi i situatës aktuale.

“Nisja e vitit të ri shkollor është një ngjarje e gëzueshme për shoqërinë tonë. Shumë urime pati dje. Por nga sot duhet të reflektojmë për tkurrjen dramatike të popullsisë, që po ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sektorin e arsimit.



Çdo vit që kalon shkollat po përballen me sfidën e uljes së numrit të nxënësve.

Është koha të mendojmë seriozisht për të ardhmen tonë, për t’i dhënë fund antagonizmit të paprinciptë politik që ka sjellë një erozion të tmerrshëm social, jo vetëm vlerash dhe besimi.

Ju ftoj të ndiqni këtë kronikë për të kuptuar më qartë se ç’po ndodh në Shqipëri dhe se kujt i intereson një Shqipëri pa shqiptarë.

Zgjidhja nuk është largimi por NDRYSHIMI!” – shkruan Presidenti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!