Largimi i parë nga kuqezinjtë, Milani arrin akordin me klubin e Erdoganit

schedule20:18 - 10 Janar, 2021

schedule 20:18 - 10 Janar, 2021

Leo Duarte është largimi i parë i Milanit në merkaton e dimrit. Mbrojtësi brazilian i kushtoi 10 milion euro kuqezinjve në verën e vitit 2019, atëherë kur la Flamengon për t’u transferuar në Serie A.

24-vjeçari nuk ia ka dalë të fitojë një post titullari dhe do të nisë një aventurë të re. Ofertat nga vendlindje nuk kanë munguar, por situata ka ndryshuar ditën e sotme.

 

Leo Duarte

Calciomercato raporton se Basaksehir ka kërkuar shërbimet e Duartes në huazim deri në fund të sezonit. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë dhe akordi është çështje kohe.

Dyshja Maldini-Massara vijojnë negociatat me homologët e kampionëve të Turqisë. Dita e nesërme do të zbulojë më shumë rreth formulës zyrtare të kalimit të mbrojtësit te Basaksehir. /abcnews.al