“Lamtumirë Mirush”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur

schedule08:53 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 08:53 - 5 Dhjetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi këtë të martë. Teksa ka ndarë një foto të artistit, kreu i qeverisë ka shkruar shkurt: “Lamtumirë Mirush”. Artisti mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75 vjeçare në orët e para të mëngjesit të së martës, njoftuan familjarët e tij.

Ai ishte aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë. Një pjesë të jetës ia kushtoi teatrit, ku ndër rolet më të veçanta ishte ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”.

/abcnews.al