Lampard: Kemi vuajtur gjatë këtij sezoni, përfituam nga barazimi i United

schedule10:16 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 15 Korrik, 2020

Chelsea arriti të marrë një fitore 1-0 kundër Norwich, ekip që ka rënë zyrtarisht nga Premier League. Pritej një fitore me goleadë e Bluve të Londrës, por djemtë e Lampard u mjaftuan me vetëm një gol në fundin e pjesës së parë nga Olivier Giroud.

Lampard u shpreh se çdo fitore vlen tre pikë dhe është e rëndësishme, sidomos pasi Manchester United la dy pikë në barazimin 1-1 ndaj Southampton. “Të gjithë e pamë ndeshjen dhe nuk mendoj se është e nevojshme të thuhet se ne duhet të përfitonim nga barazimi i Manchester United.

Ne e dimë që kur vjen një moment i tillë ku mund të përfitosh, duhet ta shfrytëzosh. Fatmirësisht e bëmë këtë gjë, por në momente të tjera gjatë sezonit, nuk kemi qenë të suksesshëm”, u shpreh strategu anglez.