Lajmi i mirë, nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

schedule17:10 - 3 Korrik, 2022

schedule 17:10 - 3 Korrik, 2022

Ministria e Punëve të Jashtme, ka dhënë lajmin e mirë. Prej ditës së sotme ka nisur pajisja me pasaportë dhe karta identiteti, për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë rezidentë në Kanada.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i MEPJ:

✅ Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti 🪪 për qytetarët shqiptarë 🇦🇱 rezidentë në Kanada.

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

📌 I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania📲, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

🟢 Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!💪