Lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në Kroaci, marrëveshje mes dy vendeve

schedule14:13 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:13 - 22 Shtator, 2022

Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

Rama shton se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

/abcnews.al/