Lajm i mirë nga infermieria zikaltër, dy titullarët gati për sfidën me Genoan

schedule12:38 - 25 Shkurt, 2021

schedule 12:38 - 25 Shkurt, 2021

Tre ndeshje në nëntë ditë. Genoa, Parma dhe Atalanta, këta janë kundërshtarët e radhës të Interit në Serie A, sfida që duhen fituar për të vijuar kryesimin e kampionatit.

Milan Skriniar dhe Nicolo Barella pësuan lëndime në derbin e fituar 0-3 ndaj Milanit, por dy titullarët kanë lënë pas problemet dhe janë gati për takimin e radhës.

 

Skriniar dhe Barella

Disi më problematike ishte situata e mesfushorit italian për shkak të dëmtimit të pësuar në kofshë, por Barella do të jetë në dispozicion të Contes për takimin me Genoan.

Drejt rikuperimit është edhe Stefano Sensi, i cili ka qenë i pafat këtë sezon. E vetmja mungesë në kampin zikaltër për duelin e ditës së diel, është Achraf Hakimi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. /abcnews.al