“La ekipin të vdiste”, tifozët e Real Valladolid i kërkojnë llogari Ronaldos

schedule10:15 - 2 Qershor, 2021

schedule 10:15 - 2 Qershor, 2021

Ronaldo Fenomeni prej vitesh është pronar kryesor i Real Valladolid, që në këtë sezon dështoi të mbijetonte dhe ra në La Liga 2, duke shënuar një periudhë të errët për klubin. Tifozët natyrshëm janë shumë të shqetësuar për të ardhmen e klubit dhe janë të shqetësuar.

Së fundmi kreu tifogrupit më të madh të tyre, Jose Antonio Perez, ka folur për El Pais. Ai tregon qartë zhgënjimin e tifozëve për drejtimin që Ronaldo i ka bërë klubit kur shprehet se braziliani e la skuadrën të “vdiste” dhe shton se ai nuk është dukur në klub që nga janari.

“Ronaldo e la ekipin të vdiste. Ai nuk flet, nuk e dimë se çfarë po mendon. Në fillim kishim marrëdhënie të mirë dhe vinte shpesh këtu. Që nga janari ai është zhdukur. Nuk e dimë nëse do e shesë klubin, a çfarë do të bëjë. Tifozët janë shumë të shqetësuar”, tregon ai. /abcnews.al