Prej kohësh tashmë, futbolldashësit anë e mbanë botës e konsiderojnë dyshen Haaland-Mbappe, si zëvendësuesit ideal të dyshes Messi-Ronaldo, me këta të fundit që edhe pse në prag largimi nga futbollit profesionist, sërish nuk ngurojnë në asnjë moment të tregojnë “magjinë” e tyre.
Një “krahasimin” midis Mbappe e Lionel Messi e ka bërë dhe një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, Fabio Capello, i cili edhe pse nuk e hedh poshtë në asnjë moment “magjinë” e “pleshtit”, 7 herë fitues të “Topit të Artë” thotë se momentalisht Leo është “inferior” ndaj Mbappe.
“Messi ka treguar nivelin e tij ndër vite, ai është i mrekullueshëm. Ai ishte futbollisti më i fortë për disa vite.
Por tani për tani, Mbappe është më i mirë. Ai është i fortë, i shpejtë, shënon gola, edhe nëse loja e tij nuk ka magjinë që ka Messi”,- u shpreh në fjalën e tij, ish-tekniku. /i.m /abcnews.al