Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takim me Këshillin shqiptaro amerikan në New York: Biden e tradhtoi Thaçin

schedule16:08 - 25 Shtator, 2026

schedule 16:08 - 25 Shtator, 2026

NEW YORK- Në mbrëmjen gala të komunitetit shqiptar në New York të SHBA, kryeministri Edi Rama premtoi se Shqipëria është në rrugën e duhur, me yll polar, projektin e dhëndrit të Presidentit Tramp në Zvernec, i cili do të jetë vetëm i pari nga miliardat që do të vijnë në vend vitet e ardhshme.

“Janë vetëm 10 vjet, është me rritur 2.5 herë PBB, do rritet më shumë, me më shumë ivnestime, po përgatitemi të hedhim miliarda jo vetëm me projektin e famshëm e jashtëzakonshëm të Kushner, por edhe projekte të mëdha që kemi përsipër”, theksoi ai.

Rama u tha përfaqësuesve të biznesit dhe të diasporës, se vendi kishte lënë pas periudhën e tij te errët



“Pasi kemi tejkaluar një kohë poshtërimi, kur tregoheshim me gisht në Evropë, kur ishe shqiptar gjeje belanë. Kushdo që donte të fitonte zgjedhje në Evrope, e kishte të lehtë duke treguar shqiptarët si delja e zezë”, tha ai.

Kur mbrojti projektin Kushner, ama u ndal dhe te protesta në bulevard, duke e përdorur atë si shembull sesa është zhvilluar Shqipëria.

“Sot vendi proteston për biodiversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura, pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi rritëm 3-fish numrin e shpendëve e kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish si kur më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara, tani kemi një ndjesi të re, në një Shqipëri të re, njerëzit duan më shumë”, tha ai.

Një shqipëri që pas kryeministrit ka ndryshuar, që në derën e saj kryesore

“Dhe po, është viti i pestë a i gjashtë në rajon, që kemi aeroportin më të madh në termat relative një sërë vitesh dhe shifra absolute, më shumë udhëtarë se aeroporti që ka qenë gjithmonë më i madh i Beogradit. Do të vazhdojë, sepse është vetëm fillimi. Nuk është shumë e thjeshtë”, tha ai.

Dhe duke ju kthyer sërish protestës, kryeministri tha se një nga arsyet pse shqiptarët protestojnë sot, është se mentaliteti për zhvillimin ka ndryshuar.

“Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq, nuk ekziston.”, theksoi ai.

Por shqiptarët janë të ndarë, dhe ky është rreziku më i madh për kryeministrin Edi Rama. Pasi në krahun tjetër, mes kësaj ndasie, armiqtë e Shqipërisë janë të bashkuar dhe nuk po qëndrojnë duarkryq. Truri mendja e fëmijëve tona është e ndarë, sepse ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë si të mbrojmë vendet tona, si të mbrojmë klubin tonë NATO nga raketat e armikut, si të ndërtojmë kupola të florinjtë, si të ndërtojmë mburoja, që në një luftë imagjinare të së ardhmes, e kemi lënë të gjithë trurin e mendjeve të fëmijëve pa mburojë, armiqtë s’kanë nevojë të na ndjekin me raketa, na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo dorë, përmes telefonin, medias sociale.”, pohoi ai.

Në takimin me komunitetin shqiptar në Nju Jork, Rama nuk mbeti pa theksuar mungesën e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Flas për Mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi George Washingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse gjenerali Clark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, tha Rama

Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama, del hapur kundër administratës së mëparshme amerikane demokrate, sidomos në periudhën Biden. Një lëvizje e fortë, në prag të mbërritjes në Shqipëri të ambasadorit Erik Wend, kryediplomati i parë amerikan i erës republikane dhe trumpiste.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!