Ky reper është artisti më i dëgjuar i javës në Shqipëri

schedule15:23 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:23 - 25 Nëntor, 2020

Finem është artisti më i dëgjuar i javës në Shqipëri, sipas ‘Billboard Albania’.

Reperi ka arritur të rrëzojë nga froni këtë javë Mozzikun, i cili kishte 20 javë me radhë që kryesonte klasifikimin “ARTIST 10”.

Sakaq, Finem ka lënë pas me një diferencë të vogël në klikime, Capital T, Stresin dhe Noizy-n.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Billboard Albania (@billboard.alb)

Kujtojmë që ai u bë i njohur me këngën që u kthye në hit ‘Benzi’, këngë e cila numëron më shumë se 24 milionë klikime në vetëm një vit. l.k/abcnews.al