Ky është trajneri i cili mund të pasojë Koeman

schedule19:08 - 17 Shtator, 2021

schedule 19:08 - 17 Shtator, 2021

Pas humbjes ndaj Bayern në Champions, stoli i Koeman është vënë në dyshim.

Njeriu që Laporta favorizon për të zëvendësuar potencialisht Koeman është Jordi Cruyff, por holandezi nuk është i gatshëm të pasojë bashkatdhetarin e tij në të ardhmen e afërt.

Ish lojtari i Barcelonës ka një marrëdhënie të ngushtë me Koeman, i cili ishte tashmë një mik i familjes Cruyff përmes babait të Jordi, Johan.

Ndërkohë, Koeman është i vetëdijshëm se tre ndeshjet e ardhshme do të jenë kyçe në lidhje me të ardhmen e tij në klub dhe ai do të synojë të rrisë moralin si të ekipit ashtu edhe të tifozëve pas humbjes 3-0 ndaj Bayern Munich në Camp Nou në mesjavë. /abcnews.al/