Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuvendi miraton emërimin e Ervin Demos si ministër të Brendshëm, pritet betimi në Presidencë

schedule08:49 - 18 Shtator, 2026

schedule 08:49 - 18 Shtator, 2026

TIRANË– Dekreti i presidentit për emërimin e Ervin Demos në postin e ministrit të Punëve të Brendshme është miratuar edhe nga Kuvendi me 83 vota pro dhe 2 kundër.

Pas miratimit në Kuvend, Demo pritet të betohet para kreut të shtetit Bajram Begaj, hap pas të cilit do të nisë zyrtarisht detyrën e re në krye të Ministrisë së Brendshme.

Ervin Demo merr drejtimin e këtij dikasteri pas ndryshimeve të fundit në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, i cili largoi nga posti Besfort Lamallarin. Ky i fundit pritet t’i bashkohet sërish ekipit të kryeministrit në Kryeministri.

Deri më tani, Demo ka mbajtur detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor. Me lëvizjen e re, ai do të ketë nën përgjegjësi edhe Ministrinë e Brendshme, duke sjellë një shkrirje të dy dikastereve dhe një zgjerim të përgjegjësive të tij në kabinet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!