Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 12 qershor 2026

schedule07:25 - 12 Qershor, 2026

schedule 07:25 - 12 Qershor, 2026

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensit të ulët, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.



Gjatë ditës reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente të herëpashershme por me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit si dhe në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!