“Kurum”, pse hesht PD? Drejtori i fushatës së Bardhit, administrator i kompanisë turke

schedule19:23 - 28 Gusht, 2024

schedule 19:23 - 28 Gusht, 2024

Ndërsa dërgimi i mbetjeve të dyshuara të rrezikshme që kanë dalë nga kompania Kurum drejt Tajlandës është temë ditë, opozita nuk është dëgjuar në asnjë deklaratë për këtë çështje. Shkak për këtë heshtje  duket se është përfshirja e interesave të saj në ato të kompanisë turke.

Kjo vërtetohet nga dokumentacionet e Kurum në qendrën kombëtare të biznesit ku rezulton se administrator i kompanisë “Energy Resources” ose me emrin e mëparshëm “Kurum Energy”, është drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli.

Ekstrakti  i QKB, në vitin 2004, tregon se kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”.

Në vitin 2014, emri tregtar nga “KURUM ENERGY SH.A” , ndryshoi në “Energy Resources”, dhe administrator në 2015 emëron Lorenc Hastopallin.

I riemëruar disa herë si administrator, mbështetësi kryesor i Gazment Bardhit në Elbasan vijon të jetë administrator pa ndërprerje i Kurum që prej datës 10 nëntor të vitit 2022. Dhe siç tregojnë dokumentet zyrtare të kompanisë në QKB administron firmën deri në 10 nëntor të këtij viti.

Hastopalli është një emër i njohur në PD e Elbasanit. Në 2020-n ai u kandidua nga anëtarësia mes 20 demokratëve të tjerë të kësaj dege për deputet.

Ndërsa në vitin 2021 ka qenë i angazhuar si drejtor i fushatës elektorale të Gazment Bardhit në Elbasan.

Këtë e ka konfirmuar vetë Hastopalli, i cili pese dite para zgjedhjeve të 25 prillit iu drejtua me një mesazh në rrjetet sociale qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte ata të votonin masivisht për Partine Demokratike.

Në 2013 qeveria e Sali Berishës kishte vendosur shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë Kurum International, edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë.

Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator shtohet Hastopalli, që sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit, numrit dy të Partisë Demokratike./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!