Nuk do të ketë masa ndëshkuese për ata që nuk e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit për pagesa. Në një postrim në rrjetet sociale, albin kurti ka njoftuar serbët se nuk do të gjobiten derisa të kalojë kjo faza e tranzicionit.
Megjithatë postimi është i paqartë. Ai nuk njoftoi as për sa kohë do të jetë kjo fazë “tranzitore” dhe sa do të zgjae vendimi i “mosndëshkimit”.
Kurti ka insistuar, madje duke kundërshtuar edhe aletatët më të fuqishëm, se nuk do të tërhiqet nga ky vendim. “Nuk mund ta zhbëjmë këtë vendim. Pra, ata kërkuan për më shumë kohë dhe ne po u japim më shumë kohë”. Deklaroi kreu i qeverise së kosovës gjatë një intervistë për bloomberg.
Për të kundërshtuar vendimet e njëanshme të qeverisë Kurti dhe të basnkës qendrore për ndalimin e dinarit, serbët në veri dolën në protestë. Një numër i madh i serbëve u mblodhën në sheshin e Mitrovicës të Veriut.
Me pankarta në duar ku shkruhej “Pension gjithë jetën e kam, Kurtit nuk ia jap”, “Kjo është okupim”, “Pa përfitime sociale nuk kemi as ushqim”, protestuesit kërkuan anulimin e vendimit.
Në fillim të protestës, organizatorët thanë se përmes saj po ngrihet “zëri kundër padrejtësisë dhe përndjekjes së Prishtinës për të hequr dinarin e fituar me mund”.
Protesta është përkrahur nga partia më e madhe serbe, Lista Serbe./abcnews.al