Kurti takon sot Isa Mustafën: Përpjekje për arritjen e koalicionit qeverisës

schedule08:39 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 08:39 - 14 Dhjetor, 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritur një koalicion qeverisë . Siç raportojnë mediat kosovare, si fillim LDK do të mbajë një mbledhje të kryesisë në orën 11:00.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, ndërsa kanë ngelur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Edhe deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ne kemi parë një zhvillim të bisedimeve, u dakorduam që takimet të jenë më të shpeshta”, ka thënë Konjufca.

Ai uron që marrëveshja të arrihet para 26 dhjetorit, datë që është caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për konstituim të Kuvendit të Kosovës. /abcnews.al