Albin Kurti ka refuzuar propozimin e kryeministrit rama dhe të Bashkimit Europian për mbajtjen e një Konference ndërkombëtare deri në zbatimin e plotë të planit franko gjerman. Në deklaratën e tij kurti thotë se palët duhet të fokusohen të zbatimi i marrëveshjes së brukselit dhe ajo e Ohrit, një opsion që e ka në tavolinë që prej muajit mars por që në fakt nuk po e vë në zbatim duke krijuar edhe më shumë tensione në veri. Ndërkohë që drafti i kryeministrit Rama është vlerësuar si më serioz nga SHBA e BE për zgjidhjen e krizës në Kosovë.
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti deklaroi këtë të shtunë nga Prizreni se ideja e mbajtjes së një conference ndërkombëtare sa i përket situatës së tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk është do të sillte një zgjidhje të situatës duke refuzuar kështu edhe propozimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama .Kreu I qeverisë së Kosovës deklaroi se palet duhet të fokusohen tek zbatimi I marrëveshjes në Bruksel.
“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tani kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti I këtij viti në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Gjithçka që duhet të bëhet është që pa kushte të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel në tërësinë e saj dhe në mënyrë të drejtë e të balancuar,” shprehet Kurti.
Ideja e mbajtjes së një conference ndërkombëtare që u propozua nga Kryeministri Shqiptar Edi Rama në Bruksel më 27 qershor, u vlerësua edhe nga presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i cili deklaroi se ka ardhur koha që të ketë një qasje globale dhe të bëhen hapa të shpejtë drejt normalizimit të marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i qeverisë Shqiptare është angazhuar për të ndihmuar në uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëpërmjet një drafti për themelimin e Asociacionit. Edi Rama ia dorëzoi këtë propozim Kancelarit Gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit Francez Emmanul Macron.
Teksi i propozuar nga kryeministri Shqiptar nuk është zbardhur ende, megjithatë ai ka marrë vëmendjen e diplomacies ndërkombëtare që e ka konsideruar draftin si serioz dhe të shkruar mirë./abcnews.al