Gjykata e posacme denoi me 11 vite burg ne mungese Biznesmenin Rezart Taci pasi e shpalli fajtor për pastrim parash dhe grup te strukturuar kriminal.
Biznesmeni u deklarua fajtor për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Shuma u bllokua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri në nëntor të vitit 2021 dhe më pas u konfiskua me vendim gjykate. Sipas organit të akuzës, Taçi do të pastronte paratë përmes lëvizjes në disa banka dhe do merrte prej saj një përqindje.
Procesi ndaj tij ishte pezulluar fillimisht një vit për shkak se ai nuk u gjet për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurise “arrest në burg” dhënë në mungesë.
Seanca ne3 gjykaten e posacme u shoqërua me debate mes avokatvëe mbrojtës dhe trupës gjykuese.
Avokatja Ilenja Mëhilli që mbron në këtë proces Tacin, nuk ishte e pranishme në sallë dhe përmes një shkrese të depozituar në sekretari kërkoi shtyrjen e seancës për një datë tjetër, për shkak se ndodhej në një proces gjyqsor në Genova të Italisë.
Të pranishëm në seancën e kësaj të marte ishin dy avokatë të tjerë të cilët kërkuan shtyrje për të përgatitur një mbrojtje efektive. Trupa gjykuese vendosi të cilësojë të ezauruar fazën e mbrojtjes dhe shpalli denimin me 11 vite burg për Tacin, I cili eshte ne kerkim prej vitit 2021.
Për të njëjtën dosje, më herët janë dënuar Bledar Lilo me 6 vite e 8 muaj burg dhe Artur Balla me 7 vite e 4 muaj


