“Kurti pretendon udhëheqjen e rajonit”/ Hyseni: Vjosa Osmani, krisje me kryeministrin për marrëdhëniet me aleatët!

schedule16:23 - 27 Shkurt, 2024

schedule 16:23 - 27 Shkurt, 2024

Në një intervistë në “Ballkan Update” në “ABC News”, nënkryetari i PSD, Zgjim Hyseni foli për situatën politike në Kosovë, duke u ndalur edhe tek marrëdhënia mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Sipas tij është vënë re një krisje me kryeministrin për marrëdhëniet me aleatët. Gjithashtu ai u ndal edhe tek Samiti që do të mbahet më 29 shkurt në Tiranë. Kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor, por në këtë Samit duket se mungon kryeministri Kurti, gjë për të cilën Hyseni tha se është një vendim i gabuar. Sipas tij kryeministri Kurti duhet të ishte pjesë e këtij Samiti.

“Është gabim mos me marrë pjesë sepse mungesa aty është mungesë e qëndrimit dhe dëgjimit të zërit. Dhe përveç kësaj mund të ketë edhe humbje të projekteve zhvillimore. Mungesa në takime të tilla tregon edhe mungesë vetëbesimi për potencialet që i ka Kosova. Sot ne nuk jemi të pushtuar, sot edhe për paqen kemi përgjegjësi. Serbia sigurisht që ka përgjegjësinë e vet, por ne duhet të kemi përkushtimin tonë në drejtim të paqes. Unë jam kundër asociaconit”, ka thënë ndër të tjera ai.

Më tej Hyseni u ndal të çështja e dinarit, ku tha se “Nuk ka marrëveshje sot, por ka fillim të procesit. Nuk ka qenë dinari në mënyrë specifike, por mënyra e financimit është e rregulluar në draft asociacionin. Zgjidhja që parashtron është e njëjta që kërkon Kosova. Kjo është periudhë tranzitore. Vlen të theksohet Bislimi i tha se dinari nuk është çështje e dialogut, por tashmë është e tillë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!