Exit poll-et nga zgjedhjet në Kosovë tregojnë se mbështetja për Albin Kurtin ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin 2021.
Sipas të dhënave Vetëvendosje nuk formon dot një qeveri e vetme dhe duke qenë se askush nuk do të bëjë koalicion me Kurtin, opozita mund të bashkëpunojë për kabinetin që do të drejtojë Kosovën deri në zgjedhjet e ardhshme.
Edhe pse partia e Kurtit kryeson me më pak se 40%, votat e bashkuara të opozitës mund t’i japin fund ëndrrës së VetëVendosjes për të marrë një mandat të dytë me më shumë se 50%, sicc kishin deklaruar në fushatë.
Ajo qe bie ne sy eshte se ne keto zgjedhje duket se do te prishet tradita e daljes se shpejte te rezultatit.
Server dhe faqja e KQZ kane rene per disa ore ne mbremje, por Kurti nuk ka pritur dhe ka nisur festen e fitores ne disa qytete te vendit.
Nderkohe sipas exit polleve Partia Demokratike e Kosovës ka rreth 25% të votave, ndjekur nga Lidhja Demokratike me mbi 17% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me gati 9%.
Përfaqësuesit e opozitës dhe kandidatët për kryeministër, njëzëri thanë se janë të hapur për koalicion me njëri tjetrin.
Qeveria qe do te dale nga keto zgjedhje do te udheheq vendin edhe ne bisedimet per normalizimin e marredhenieve me Serbine e mbi te gjitha do te percaktoje marredheniet me perendimin, ne nje kohe kur Albin Kurti, eshte cilesuar si nje aleat I pabesueshem nga partneret historic te Kosoves, Shtetet e Bashkuara te Amerikes./abcnews.al