Kurti e fillon nga Tirana, Rama: Bashkë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe heqjen e kufirit

11:06 | 11/02/202011:060

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën për mediat me kreun e qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin. Në fjalën e tij Rama tha se mes dy qeverive do ketë një mbledhje të përbashkët në Shkodër, dhe një komision ndërshtetëror për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve mes dy shteteve.

“Kemi filluar përgatitjet për mbledhjet e dy qeverivë e cila do të mbahet në Shkodër.

Do të jetë një mbledhje produktive e të dy qeverive.

Do të vendosim në funksion një komision ndërshtetëror, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentare për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre dhe për të adresuar mbledhjet e dy qeverive në funksion, qoftë të arritjeve, qoftë të vendimmarrjeve të tjera.

Kemi diskutuar me kryeministrin Kurtin për procesin e Berlinit, dhe do të vazhdojmë të flasim për të harmonizuar veprimet, dhe hapat në funksion të nismës për implementimin e 4 lirive themelore të Bashkimit Europian në rajonin tonë, ku për ne bashkëpunimi me Kosovën mbetet prioritet i prioriteteve.

Për mua nëse nuk realizojmë lëvizjen e plotë të të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve nuk e kemi kryer detyrë tonë ndaj të ardhmes dhe njerëzve tanë.

Është themeleore të jemi të gatshëm të angazhuar për të hequr kufirin mes dy shteteve.

Dua të theksoj se jemi 100 % në mbështetje të Kosovës në betejën për të çuar përpara procesin  e njohjes së plotë dhe të afirmimit të plotë përfundimtar si një shtet sovran dhe demokratik, në të gjitha instancat dhe në raport me të gjitha shtetet dhe institucionet”, tha Rama. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono