Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Kurti duhet të ofronte zgjidhjen”/ Minxhozi: Tre zgjidhjet për krizën politike në Kosovë

schedule20:25 - 29 Prill, 2026

schedule 20:25 - 29 Prill, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Albin Kurti duhet të ishte ai që të ofronte zgjidhje për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, për zgjedhjen e presidentit, pasi është personi që ka fituar zgjedhjet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ka tre zgjidhje, kur Kurti mund të ofrojë zgjidhje politike, të shkojë në 80 mandate në zgjedhjet e ardhshme, ose të ketë konsensus me opozitën për ndryshimin e kushtetutës.

“Kosova ka parlament me 120 veta, për të zgjedhur presidentin duhet kuorum me 80 vetë. Albin Kurti ka 57 mandate. Unë kam një dilemë, zoti Kurti ose ofron zgjidhje politike, ka detyrë plus të tjerëve, ka dalë fitimtar. Ose gjen zgjidhje politike që nuk e gjeti dhe nuk ka gjasa ta gjejë, mbas fitores së radhës, ose të bëjë tjetrën. Nëse ai shkon me bilancin e tij të shkojë në 80 mandate, ai i mbyll gojën të gjithëve.



Por nga 57 në 80 nuk kapërcen dot se është e pamundur. E treta, krijon konsensus politik në Kosovë që të ndryshojë kushtetutën dhe kuorumin bllokues ta heqë. Pra, janë 3 zgjidhje. Ose do ofrosh zgjidhje politike, ose rritje të mandateve të tua, ose do ndryshosh kushtutetën. I ngelet vetëm njëra, të ofrojë zgjidhje politike se dy të tjerat nuk bëhen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!