Kur futbolli gërshetohet me modën: Kush janë futbollistët më të pëlqyer në botë?

schedule22:50 / 20/03/2020

Futbolli ka ndryshuar shumë në vite, po ashtu dhe moda dhe stilet e veshjeve të futbollistëve. Në mesin e viteve 2000, jemi mësuar të shijojmë klasin e Andre Pirlos, Xabi Alonsos, Marco Borriellos dhe David Beckham, sigurisht me këtë të fundit më të pëlqyerin.

Italianët njihen për klasin e tyre dhe këtë gjë e vërteton më së miri dyshja Pirlo-Borriello. Mesfushori shumë i njohur ishte një artist i vërtetë në fushën e lojës, duke kompozuar aksione të shkëlqyera, me një qetësi vrasëse: Maestro!

 

Andre Pirlo

Ndërsa Borriello, nuk ka qenë i suksesshëm vetëm në shënimin e golave, por dhe në jetën e tij jashtë fushe. Me femrat, Borriello ka pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera dhe veshjet e tij, patjetër që kanë ndikuar në këtë sukses.

 

Marco Borriello

Një futbollist që i ka mbijetuar çdo gjenerate, çdo grup-moshe, çdo viti, është David Beckham. Që në fillimet e viteve ’90, ylli anglez ishte një simbol në ishullin britanik dhe cilësohej si sportisti më seksi. Në futboll, ishte jashtëzakonisht i suksesshëm, duke mos e lënë jetën e tij shumë aktive jashtë fushave të ndikojë. Veshjet e Beckham dhe stilet e tij të flokëve, kopjohen në mbarë botën, me britanikun që ka dhe një numër të madh firmash, veshjesh dhe parfumesh.

 

David Bekcham

Brezi i ri, është disi më i shkujdesur. Serge Gnabry dhe Hector Bellerin, dy futbollistë që i kanë dhënë një tjetër kuptim modës. Mbrojtësi i Arsenalit dhe sulmuesi i Bayern, nuk kursehen aspak me çmenduritë e tyre, nga modeli i flokëve, deri te veshjet absurde. Bellerin madje, është kritikuar shpeshherë për imagjinatën e tij të shfrenuar, ku nuk ka ngurruar të provojë as veshje femrash në puntata mode.

 

Hector Bellerin

Ndërsa Gnabry, është “maniak” i stileve të çuditshme të flokëve. Klasi i gjeneratave të “vjetra”, është shumë ndryshe nga çmenduritë që futbollistët e rinj bëjnë sot./abcnews.al

 

Serge Gnabry

schedule22:50 / 20/03/2020