Biznesmeni Arbër Çekaj, i arrestuar në Gjermani pas dyshimit të përfshirjes së tij në trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane, pritet të vijë brenda muajit në Shqipëri. Por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së këtij afati, në rast se pala gjermane kërkon materiale shtesë.
Arbër Çekaj, administratori i “Arbri Garden”, i arrestuar të premten në Gjermani në zbatim të një urdhër-arresti të lëshuar nga Krimet e Rënda pritet të mbërrijë brenda muajit maj në Shqipëri. Biznesmeni i dyshuar si porositës i 613 kilogramëve kokainë të mbërritur në portin e Durrësit në dyshemenë e një kontenieri bananesh të ardhur nga Kolumbia qëndronte në arrati prej dy muajsh.
Këto ditë ai pritet dalë para një gjykate gjermane për caktimin e një mase sigurie shtërnguese me qëllim ekstradimin e tij në vendin tonë.
Më tej, pas administrimit të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar, i cili përmban vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda për masën e sigurisë dhe dokumentacion shoqërues do të jetë po një gjykatë e gjermane ajo që do të vendosë mbi lejimin e përcjelljes së tij në Shqipëri. Një burim pranë Krimeve të Rënda sqaroi për “ABC Neës” se këto procedura, mund të kërkojnë një afat kohor prej gati një muaji. Por, sipas burimit, nuk përjashtohet mundësia që ky afat të zgjatët, nëse kërkohen materiale shtesë nga autoritetet gjermane,
Administrator i kompanisë “Arbri Garden”, u arrestua në një provincë të Dyseldorfit. Ai mbante identitetin e ndryshuar Arbër Jansen duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.
Për llogari të kokainës së bllokuar në magazinat e “Arbi Garden” në Maminas në 28 shkurt çështje Prokuroria për Krimet e Rënda po heton në masën e sigurisë “arrest në burg” menaxherin Donaldo Lushaj dhe shoferi e firmës që transportoi ngarkesën, Armando Pezaku.
Sipas prokurorisë, sasia e kokainës së bllokuar kishte një vlerë prej gati 180 milionë euro. /abcnews.al