Kupa e Shqipërisë/ Partizani, Tirana e Dinamo zbresin në fushë, ja sfidat e sotme

schedule09:10 - 28 Shtator, 2022

schedule 09:10 - 28 Shtator, 2022

Me të mbaruar ndeshjet e kombëtareve në Nations League, skuadrat shqiptare do të vazhdojnë menjëherë me ndeshjet e tyre.

Disa e sotme ka rezervuar përballje në Kupën e Shqipërisë, ku skuadra si Partizani, Tirana, Dinamo zbresin në fushën e blertë për të zhvilluar ndeshjet e para të turit të parë.

Partizani do të luajë për herë të parë në “shtëpinë” e re ndaj Orikut. Tirana nga krahu tjetër do të ketë përballë Koplikun. Për dy skuadrat e kryeqytetit këto ndeshje cilësohen si nxehje përpara derbit që do të luhet në “Air Albania” ditën e diel.

Butrinti do të ketë përballë Dinamon, ndërsa Egnatia do të duelojë me Shkumbinin. Sfidat e tjera janë Lushnja-Tërbuni, Burreli-Tomori.

Të gjitha këto duele do të luhet duke nisur nga ora 15:00.

/f.a/abcnews.al