Kumbulla zbarkon në kryeqytet, e presin vizitat mjekësore dhe firma

schedule17:28 - 16 Shtator, 2020

schedule 17:28 - 16 Shtator, 2020

Marash Kumbullën do e shohim te Roma sezonin e ardhshëm. Verdhekuqtë gjetën akordin me Hellas Verona ditën e djeshme. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të kalojë në formë huazimi me detyrim blerje nga Roma për shumën e 30 milion eurove.

Djaloshi i talentuar nga Malësia e Madhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, teksa do të përfitojë një rrogë prej 1.5 milion eurosh në sezon. Kumbulla ka zbarkuar në kryeqytetin italian pak çaste më parë. Lojtari shqiptar është drejtuar menjëherë drejt Villa Stuart, aty ku do të kryejë vizitat mjekësore.

Më pas do të vijë zyrtarizimi i kalimit të tij nën urdhrat e trajnerit Fonseca dhe firmosja e kontratës së re. Merr fund në këtë mënyrë “telenovela” e merkatos, me Kumbullën që do veshë fanellën verdhekuqe për 5 sezonet e ardhshme. /abcnews.al