Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Kukësi, tempulli i ri i mundjes/ Përurohet palestra e rikonstruktuar prej mbi 300 m² për sportin

schedule20:40 - 9 Maj, 2026

schedule 20:40 - 9 Maj, 2026

Më shumë se 300 metra katrorë janë ambientet e palestrës së rikonstruktuar në dispozicion të mundjes në Kukës.

Për sportistët e rinj, ambientet e reja janë shtysë për të vijuar këtë traditë të hershme të Kukësit.

Ish mundës e ish trajnerë të këtij sporti, u bënë bashkë në ditën përuruese të palestrës, e duke e krahasuar me sakrificat e dikurshme, thonë se me këto kushte, ky sport duhet të jetë elitë kombëtare.



Për herë të parë në këtë palestër, por edhe në Kukës, ishin edhe mundësit e kombëtares, Islam Dudaev e Zelimkan Abakarov.  Të dy mundësit olimpikë dhanë vlerësimët e tyre për mundjen kuksiane.

“Kjo është hera e parë në Kukës për mua. Marshallah, më vjen mirë të shoh kaq ambiente sportive ku trajnohen të rinjtë. Jam I lumtur sidomos kur shoh fëmijë që kanë dëshirë të angazhohen në mundje.”

“Që kur kam ardhur në Shqipëri jam njohur me traditën e mundjes dhe mundësit me emër që ka nxjerrë Kukësi. Këto ambiente moderne dhe kaq shumë të rinj që merren me mundje, tregojnë se vijueshmëria e kësaj tradite do vijojë ndër breza.”

Presidenti I Federatës shqiptare të mundjes Seit Prizreni thotë se falë këtyre ambienteve, brezave të rinj të mundjes kuksiane po I jepen mundësi të shumta.

Në ceremoni u kujtuan edhe ish kampionë dhe trajnerë të këtij sporti që kanë kontribuar, duke ndarë edhe mirënjohje për ta.

Ky investim është pjesë e bashkëpunimit të Federatës shqiptare të futbollit dhe kontribues të tjerë që I dhanë pamje tërësisht të re kësaj palestre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!