Kukësi gati për sfidën ndaj Luftëtarit, i bashkohet dhe titullari i skuadrës

schedule16:58 - 2 Qershor, 2020

schedule 16:58 - 2 Qershor, 2020

Kukësi ka kryer sot stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Luftëtarit, që do të luhet në Elbasan. Seancës stërvitore, i është bashkuar dhe mesfushori 23 vjeçar, Vesel Limaj.

Ky i fundit ka qenë në Gjermani dhe është rikthyer, por duke parë lehtësimin e masave të COVID-19, nuk ka qenë i nevojshëm karantinimi dhe futbollisti i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të skuadrës. Këtë gjë, e ka konfirmuar dhe vetë klubi verilindor në faqen zyrtare.


“Ekipi ka vijuar sot me stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Luftëtarit. Skuadra ka qenë e plotë para ndeshjes së parë që pas ndërprerjes, teksa me ekipin është bashkuar edhe mesfushori Vesel Limaj.

Limaj u bashkua me ekipin mbrëmjen e djeshme dhe falë masave lehtësuese të Covid19, nuk është e nevojshme karantina! Ai i është nënshtruar kontrolleve në aeroport dhe atyre të mjekëve të klubit.

Ndeshja me Luftëtarin luhet nesër në “Elbasan Arena” me dyer të mbyllura, duke nisur nga ora 17:00”, shkruhej në njoftimin e klubit. Limaj ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon me fanellën blu, duke shënuar një gol dhe duke asistuar tre herë./abcnews.al